Telegrafi

Mbretëria e Bashkuar: Nuk ka ‘asnjë provë përfundimtare’ që Prigozhin ka vdekur, por është shumë e mundur

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka asnjë “provë përfundimtare” se shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka vdekur, por “është shumë e mundur”.

Ministria britanike gjithashtu tha se vdekja e tij do të kishte një “efekt thellësisht destabilizues” për grupin Wagner, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu A e falsifikoi Prigozhin vdekjen e tij? Këto janë disa pretendimet që e mbështesin këtë teori!

“Saktësisht dy muaj pas rebelimit të grupit Wagner, një aeroplan privat Embraer i lidhur me Wagner u rrëzua pranë Tverit, midis Moskës dhe Shën Petersburgut”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Autoritetet ruse pretendojnë se 10 persona në bord kanë vdekur, përfshirë shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin”.

Lexo po ashtu Cila ishte marrëdhënia e Putinit me Prigozhinin ndër vite?

“Nuk ka ende prova përfundimtare që Prigozhin ishte në bord dhe dihet se ai ushtronte masa të jashtëzakonshme sigurie. Megjithatë, ka shumë gjasa që ai të jetë me të vërtetë i vdekur”.

Lexo po ashtu Vjen edhe reagimi i Putinit pas rrëzimit të aeroplanit në të cilin thuhet se gjeti vdekjen Yevgeny Prigozhin

“Vdekja e Prigozhinit pothuajse me siguri do të kishte një efekt thellësisht destabilizues për Grupin Wagner”, thuhet tutje. /Telegrafi/