Telegrafi

Maurizio Sarri ka një plan të veçantë për Suson

Maurizio Sarri ka plane specifike për mesfushorin e Milanit, Suso.

Në Itali po raportohet se mesfushori spanjoll është një ndër objektivat e trajnerit italian, i cili ka një plan të veçantë për futbollistin.

Sarri dëshiron ta kthejë lojtarin në rolin e një sulmuesi, i bindur se mund ta transformojë mesfushorin në një golashënues.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që do ta bënte një gjë të tillë strategu, pasi kështu ka vepruar Dries Mertens te Napoli, shkruan TMW.

Suso është një prej lojtarëve më të mire te skuadra kuqezi italiane dhe është raportuar se mund të transferohet te Real Madridi.

Lexo po ashtu Real Madridi interesohet për Suson

Megjithatë, një kthim në Angli te Chelsea do të ishte një opsion tërheqës për Suson.

Ndryshe, Suso më parë ka luajtur edhe te skuadra e Ligës Premier, Liverpool. /Telegrafi/