Mesfushori i Manchester Unitedit, juan Mata, ka zgjuar interesimin e dy skuadrave turke, Fenerbahce dhe Galatasaray – bën të ditur Daily Mail.
Djajtë e Kuq i kanë ofruar mesfushorit spanjoll rinovim të kontratës, mirëpo ai ende nuk e ka qartësuar të ardhmen e tij.
31-vjeçari do të jetë i lirë nëse refuzon ta nënshkruajë kontratën te klubi anglez, ndërsa situatën e tij po e monitoron edhe Barcelona.
Kontrata aktuale e mesfushorit spanjoll skadon në fund të këtij muaji, andaj Fenerabahce dhe Galatasaray janë të interesuar t’i marrin shërbimet e tij në këtë verë.
31-vjeçarit thuhet se i është ofruar edhe një vit kontratë nga Manchester Unitedi, mirëpo deri më tani lojtari nuk ka treguar vullnet që ta vazhdojë atë.
Skuadra angleze ditë më parë ka liruar disa lojtarë nga skuadra, ndërsa kishin paralajmëruar se Matas i është ofruar kontratë e re, mirëpo me shumë gjasë ai do të largohet. /Telegrafi/