Site icon Telegrafi

Martial tregon se si e refuzoi Barcelonën për Sevillan

Sulmuesi i Manchester Unitedi, Anthony Martial pranon se e ka refuzuar Barcelonën për t’u transferuar te Sevilla.

Martial është i huazuar deri në fund të sezonit me Sevillan dhe bëri debutimin e tij në barazimin 0-0 me Osasuna në fundjavë.

Megjithatë, sulmuesi francez ishte i lidhur gjithashtu me gjigantin nga Camp Nou, Barcelonën dhe atë italian, Juventusin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Martial kalon te Sevilla

Por, Martial ka treguar se ai ka refuzuar transferimin te Barcelona në favor të huazimit te Sevilla.

“FC Barcelona foli me agjentin tim. Por, fola me agjentin tim dhe i thashë: “Prioriteti im është Sevilla”.

“Dhe kur i them diçka dikujt, nuk ndryshoj, e mbaj fjalën”, ka konfirmuar Martial. /Telegrafi/

Exit mobile version