Klubi italian, Interi thuhet se është gati ta dërgojë një ofertë për sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial .
Kampionët e Serie A janë të gatshëm të lejojnë largimin e Lukakut këtë verë, pasi thuhet se kanë pranuar ofertën e fundit të Chelseat për belgun.
Chelsea thuhet se ka ofruar plot 115 milionë euro dhe rikthimi i tij në Stamford Bridge duke çështje e kryer.
Largimi i Lukakut nga Interi mund të hapë derën që Martial të largohet nga Old Trafford drejt kampionëve italian.
Sipas mediumit The Mirror, Interi ka në shënjestër sulmuesin e Unitedit, Martial, për të zëvendësuar Lukakun.
Man Utd's Anthony Martial demand as Inter Milan line up forward to replace Romelu Lukaku | @MullockSMirror https://t.co/mZj48gbwVb pic.twitter.com/fYTMRMuHGy
— Mirror Football (@MirrorFootball) August 7, 2021
Interi dëshiron ta marrë 25-vjeçarin në huazim për një sezon, pavarësisht fitimit të tyre të madh nga shitja e Lukakut dhe Unitedi do të pajtohet nëse klubi italian pranon kërkesën e tyre që një detyrim blerje të përfshihet në çdo marrëveshje.
Unitedi dëshiron të rimarrë pjesën më të madhe të 50 milionë funteve që i paguan Monacos për të nënshkruar me Martialin gjashtë vjet më parë. /Telegrafi/
Inter Milan 'identify Martial' as replacement for Chelsea-bound Romelu Lukaku #mufc https://t.co/xyULExYuU0 pic.twitter.com/dsGlfzrwZ7
— Man United News (@ManUtdMEN) August 8, 2021