Site icon Telegrafi

Marotta pranon se Interi e ka zbehur interesimin për Dybalan: Ne jemi në rregull në sulm me lojtarë të çmuar

(Foto: Per Sempre Calcio)

Në një konferencë për shtyp në Appiano Gentile, drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka pranuar se klubi i tij e ka zbehur interesimin për Paulo Dybalan.

Sulmuesit argjentinas i ka skaduar kontrata me Juventusin (që nuk ia vazhdoi atë) dhe si lojtar i lirë është lidhur me klubin rival.

Nerazzurrët janë takuar me agjentin e tij para disa javësh, mirëpo nuk ka pasur zhvillime prej se Romelu Lukaku është kthyer në Giuseppe Meazza.

“Dybala është pjesë e shumë lojtarëve që janë në dispozicion me parametrat zero. Kurrë nuk kam parë aq shumë (lojtarë të lirë) dhe kjo dëshmon se futbolli po ndryshon dhe se nevojitet më shumë guxim në nivelin e të rinjve”.

(Foto: Instagram/paulodybala)

“Dybala ka përfaqësuar dhe vazhdon të përfaqësojë një mundësi, por ne jemi në rregull në sulm me lojtarë të çmuar, të cilët trajneri do të duhet t’i menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme, përkundër që unë kam një lidhje të fortë me Dybalan”, është shprehur ish-drejtori i Juventusit.

Lexo po ashtu Dybala dhe Pogba stërviten së bashku - a po ndodhë shkëmbimi i vendeve?

Marotta e transferoi Dybalan te Bianconerët në vitin 2015 për 40 milionë euro. Argjentinasi tash është lojtar i lirë dhe krahas Nerazzurrëve, në Serie A kanë shprehur interesim edhe Napoli, Milani dhe Monza. /Telegrafi/

Exit mobile version