Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se nuk janë të interesuar për Mario Balotellin.
Sipas The Sun, Bianconerët kanë interesim për sulmuesin e Nice.
“Përtej dashurisë dhe vlerësimit tonë [për të] është një fantazi, një mashtrim”, ka thënë Marotta për Mediaset Premium.
“Ai është një profil që nuk kemi nevojë”.
“[Stefan] De Vrij është një lojtar i mirë që do të ishte i lirë, por tani ka një marrëveshje me Lazion. Ai nuk është objektiv i yni”.
“Sa për Emre Can, ai është një lojtar i rëndësishëm që aktualisht luan për Liverpoolin. Ne e dimë se kontrata e tij po mbaron, por ai mund të rinovojë”.
“Ne do të përpiqemi ta sjellim atë tek ne, ne do të përpiqemi ta marrim atë, është një objektiv i vështirë, por mendoj që një klub i madh duhet të ketë ambicien për të arritur objektiva të vështira”.
“Përgjigja është e njëjtë edhe për [Matteo] Politanon”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/