Site icon Telegrafi

Marotta: Lukaku iu bashkua Chelseat për shkak të parave

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe ‘Beppe’ Marotta ka zbuluar arsyen e vërtetë të transferimit të Romelu Lukakut te Chelsea në verën e këtij viti.

Në pjesën e dytë të intervistës së tij me Il Corriere della Sera, Marotta ka folur edhe për transferimin e Lukakut te Chelsea.

Sipas italianit, sulmuesi belg iu bashkua Chelseat për të dyfishuar pagën e tij, pasi arsyeja tjera nuk pati.

Lexo po ashtu Drejtori i Interit, Marotta planifikon tri lëvizje të mëdha në janar

“Lukaku u shit për 115 milionë euro dhe ne e morëm Dzekon falas. Në fushë, nuk ka shumë dallim”, pohoi fillimisht Marotta.

“Lukaku u largua për të dyfishuar rrogën, në Itali këto shifra nuk mund të ekzistojnë”.

Lexo po ashtu Zbulohen futbollistët më të paguar në Ligën Premier – Ronaldo i pari, Pogba i dhjeti dhe Salah i 20-ti

“Sot nuk mund të bëjmë investime të rëndësishme, nuk do të më lejohej të nënshkruaja me Lukakun për 75 milionë euro”.

“Ne kemi nevojë për investime të reduktuara dhe specifike”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version