Drejtori i Interit, Giuseppe ‘Beppe’ Marotta ka akuzuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Fabio Paratici, për deklaratat në lidhje me Mauro Icardin dhe paralajmëroi se do të shohin çfarë do të ndodh në verë me Paulo Dybalan.
Paratici hyri në sagë duke përfshirë Interin dhe Icardin, dhe duke zbuluar se ai do të mbaj një sy në situatën e sulmuesit argjentinas në verë.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe një përgjigje të ftohtë nga Marotta, i cili nga ana e tij sugjeroi se Dybala mund të largohet në verë nga Juventusi.
Moratta gjithashtu ka theksuar se sulmuesi argjentinas është i pa-shitshëm për Interin dhe do të bëjë mirë edhe në të ardhmen.
“Ne nuk do të shesim Icardi”, ka thënë fillimisht ish-menaxheri i përgjithshëm i Bianconerëve për Rai Sport.
“Ne besojmë se ai është një lojtar i madh i cili ka bërë mirë për Interin dhe i cili do të bëjë mirë në të ardhmen”.
“Sa për atë që tha Paratici, mendoj se e njëjta përgjigje vlen edhe për Dybalan: ne do të shohim se çfarë bën ai në qershor”, përfundoi Marotta.
Ndryshe, pas disa ditëve të zymta mes drejtuesve të klubit dhe Icardit, tanimë mendohet se është arritur pajtimi mes palëve. /Telegrafi/