Telegrafi

Mariano Diaz refuzon shkëmbimin me Dzekon, Roma etiketon Giroud dhe Braithwaite

Roma thuhet se po monitoron sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud dhe Martin Braithwaite të Barcelonës, ndërsa Mariano Diaz ka refuzuar një lëvizje në Olimpico në një marrëveshje shkëmbimi me Edin Dzekon.

Marrëdhënia midis kapitenit të Romës dhe Paulo Fonsecas është prishur me lojtarin i cili ka qenë duke u stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e ekipit gjatë ditëve të fundit.

Sipas raporteve në Itali, ish-sulmuesi i Manchester Cityt dëshiron të largohet nga Olimpico në afatin kalimtar të janarit, por është e vështirë për Romën të gjejë pretendentë për 34-vjeçarin.

Il Corriere dello Sport raporton se Real Madridi është përpjekur të ndërrojë Diazin me Dzekon, por sulmuesi i Los Blancos refuzoi një lëvizje në kryeqytet.

Martin Braithwaite i Barcelonës gjithashtu raportohet të jetë në listën e dëshirave të Giallorossëeve, por ai nuk pritet të largohet nga Camp Nou.

Olivier Giroud, i cili është kontraktuar me Chelsean deri në fund të sezonit, është një mundësi tjetër për Giallorossët.

Por, as për sulmuesin francez nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje me Blutë nëse trajneri i tyre i ri Thomas Tuchel nuk vendos të largoj fituesin e Kupës së Botës me Francën më 2018.

Giroud mund të transferohet te Roma në një marrëveshje shkëmbimi me Dzekon, por do të duhet të zgjasë kontratën e tij me skuadrën angleze për një sezon më shumë. /Telegrafi/