Site icon Telegrafi

Marcelo në Juventus, Tagliafico në Real Madrid

Nicolas Tagliafico (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Real Madridi pritet të ketë ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës pasi që në këtë sezon vështirë se do t’i arrij objektivat.

Kampioni evropian dhe i botës, madrilenët po kërkojnë një lojtar që do ta zëvendësojë 30-vjeçarin, Marcelo, i cili ka gjasa të transferohet te Juventusi.

Një ndër objektivat për krahun e majtë të mbrojtjes është futbollisti i skuadrës holandeze të Ajaxit, Nicolas Tagliafico.

Gareth Bale dhe Nicolas Tagliafico (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Menaxheri i futbollistit argjentinas, Ricardo Schlipper konfirmoi se gjiganti spanjoll po planifikon të përforcohet me klientin e tij.

“Më kanë thënë se Tagliafico është një ndër objektivat kryesore të Realit, sepse Marcelo do të shkojë në Juventus”, tha Schlipper për mediat argjentinase. “Është kohë e mirë që argjentinasi të luajë në një nivel më të lartë”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth trasnferimeve më të fundit

Ishte Tagliafico, ai i cili ishte në qendër të vëmendjes së ndeshjes ndërmjet Ajaxit dhe Realit (1:2) në të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve, kur iu anulua një gol nga gjyqtari Damir Skomina përmes teknologjisë VAR.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 31 paraqitje për holandezët dhe ka shënuar dy gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version