Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane është duke eksploruar mundësinë e largimit nga Anfield në fund të këtij sezoni dhe klubet e interesuara nuk mungojnë.
Sipas mediumit të njohur Goal, kapiteni i Senegalit ndjen se në moshën e tij tani është koha për të kërkuar një lëvizje diku tjetër.
Ky medium shton se kampionati spanjoll, La Liga është favorit në preferencat e tij për sfidën e radhës.
Agjentët e Manes thuhet se kanë kontaktuar tashmë me Real Madridin dhe Barcelonën për t’i njoftuar për planet e tij, ndërsa Atletico Madrid gjithashtu mund të hyjë në llogari.
Mane sapo e ka udhëhequr Senegalin drejt fitores në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe ka më pak se 18 muaj për të përfunduar marrëveshjen e tij aktuale me Reds.
Sulmuesi mbush 30 vjeç në prill dhe ka qenë njëri nga lojtarët kryesor në rikthimin e titullit të Ligës Premier nga Liverpooli si dhe triumfin në Ligën e Kampionëve në vitet e fundit. /Telegrafi/