Sadio Mane ia kërkoi me respekt Takumi Minaminos që të mos e spërkaste me shampanjë gjatë festës së Liverpoolit me trofeun e Carabao Cup të dielën mbrëma.
Skuadra e Jurgen Klopp e mposhti Chelsean pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa fatkeqi i Bluve ishte portieri Kepa Arrizabalga, i cili e goditi topin mbi portë.
Redsat e morën trofeun në mes të tribunave veriore para se të niseshin drejt fushës për t’i vazhduar festimet e tyre.
Futbollistët kërcenin dhe këndonin, derisa skena ishte e mbushur me shishe shampanje që kishin për qëllim spërkatjen.
https://twitter.com/areejx17/status/1498027067862044676
Minamino e mori një shishe me qëllimin që ta derdhte mbi shokët e tij të skuadrës, por Mane i kërkoi me dashamirësi që të mos e bënte këtë.
Sulmuesi senegalez është një mysliman i devotshëm, i cili nuk e konsumon alkoolin për shkak të fesë së tij.
Futbollisti japonez e respektoi menjëherë kërkesën e bashkëlojtarit dhe e vendosi shishen pas reklamës, ndërsa menjëherë pasi u bënë fotografitë zyrtare, Mane u largua nga grupi për t’i lejuar ata të merrnin pjesë në traditën e spërkatjes së shampanjës.
Jurgen Klopp e vërejti menjëherë distancimin e 29-vjeçarit nga pjesa tjetër e skuadrës dhe shkoi për t’i bërë shoqëri sulmuesit, ndërkohë që lojtarët tjerë e spërkatnin njëri-tjetrin me alkool. /Telegrafi/
Totally the best reason to love Sadio Mane pic.twitter.com/2k244oGndY
— Portgas D. Im (@naimazminudin) February 27, 2022