Telegrafi

Mane: Besoj që Van Dijk do ta ndal Messin, udhëtojmë për rezultat pozitiv

Sadio Mane. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka folur para ndeshjes me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionë.

Senegalezi ka folur për disa gjëra para ndeshjes duke besuar se Virgil Van Dijk mund ta ndal në këtë ndeshje Lionel Messin.

“A mund ta ndalë Van Dijk nj lojtar si Messin? Sigurisht. Kemi shumë besim tek ai, natyrisht jemi këtu për të marrë një rezultat të madh. Finalja e luajtur vitin e kaluar ka qenë një eksperiencë e madhe dhe besoj se do të na ndihmojë”.

Valverde dhe Messi (Foto: Getty Images/Guliver)

Firmino mund të luajë nga minuta e parë dhe kjo i bën të lumtur te Liverpoolin.

“Jam i lumtur, është shumë i rëndësishëm për ne. Shpresoj që të shënoj nesër që të ndihmoj skuadrën”.

Sadio Mane. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Po ashtu Mane doli edhe për Coutinhon, që dikur luanin bashkë.

“Është një lojtar fantastik. Jam pak xheloz që Barça ka një lojtarë të tillë në skuadër. Është i ri dhe mund të përmirësohet akoma”.

Coutinho, Mane dhe Salah

Ndërsa në fund ai foli edhe për interesimin e Real Madrid, duke i mohuar bisedimet.

“Unë jam i lumtur këtu. E respektoj La Liga-n, por Premier është një kampionat fantastik”, ka thënë Mane. /Telegrafi/