Site icon Telegrafi

Mane bëri një gjest të madh gjatë finales së Superkupës së Evropës, ia dhuroi fanellën mbledhësit të topave

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane e meritoi të merrte me çmim ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas një paraqitje të shkëlqyer kundër Chelseat të mërkurën në mbrëmje në finalen e Superkupës së Evropës.

Por, kjo nuk ishte e gjitha pasi Mane bëri një gjest që ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të sportit dhe tani meriton edhe më shumë mirënjohje.

27-vjeçari shënoi dy herë në finalen e Superkupës pasi skuadra e Jurgen Klopp fitoi në penallti pasi ndeshja përfundoi 2-2 pas kohës shtesë.

Lexo po ashtu Liverpooli bëhet klubi anglez me më së shumti trofe të mëdhenj, kalon Unitedin

Mane në shtesë u zëvendësua dhe nuk mundi të godasë penalltinë, por bëri lumturoi një djalosh të ri që mbledh topa gjatë kohës sa ishte në bankë.

Mane duke ia dhuruar fanellën djaloshit që mbledh topat

Reprezentuesi i Senegalit e ftoi të riun dhe pastaj e përqafoi përpara se të t’ia dhuronte fanellën e tij.

Kjo është ajo që futbolli është mbi të gjitha dhe Mane mund të quhet një hero modern i ditëve të sotme!

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që ylli i Reds ka treguar që është njëri nga futbollistët me humanitar në futboll.

Lexo po ashtu Mane lë anash pushimet luksoze, vendos ta vizitojë ndërtimin e shkollës që po e financon në fshatin e tij të lindjes

Pas përfundimit të Kupës së Kombeve të Afrikës, 27-vjeçari u kthye në fshatin ku u rrit për të parë se si po shkon ndërtimi i shkollës që ai po financon.

Në prill të vitit të kaluar, fituesi i Ligës së Kampionëve dhuroi mbi 200 mijë euro në mënyrë që brezi i ardhshëm i fëmijëve në Bambali të ketë një shkollë të mesme të re për t’u dhënë atyre mundësi për t’u shkolluar. /Telegrafi/

Exit mobile version