Roberto Mancini beson se Zlatan Ibrahimovic është në të njëjtin nivel si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa ka folur edhe për mundësinë e transferimit të argjentinasit te Interi.
Trajneri i Italisë foli për Sport Mediaset për lojtarët me të cilët ka punuar ndër vite dhe kishte lavdërime të jashtëzakonshme për sulmuesin e Milanit, Ibrahimovic.
Sipas Mancinit, sulmuesit suedez është njeri nga sulmuesit më të mëdhenj në histori dhe niveli i tij është i ngjashëm me atë të Messit dhe Ronaldos.
“Zlatan do të mbahet mend si një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. E vendos në të njëjtin nivel si Messi dhe Ronaldo. Ai fitoi titullin e ligës kudo që shkoi, duke shënuar shumë gola”, ka thënë fillimisht Mancini.
“Ai ka bërë mirë te Milani edhe këtë sezon, por nuk e di se cilat janë planet e tij për të ardhmen”.
Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti vazhdon të shtyjë idenë e një oferte për transferimin e Messit në Giuseppe Meazza dhe Mancini foli rreth kësaj teme.
“Mendoj se nëse Moratti do të ishte ende President i Interit, ai me siguri do të ishte përpjekur të nënshkruante Messin në këtë moment”.
“Në fund të fundit, ai e solli Ronaldon në Inter, në atë kohë ishte njëri nga sulmuesit më të mirë në botë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/