Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba mund të largohet nga Old Trafford në këtë afat transferimi për t’u transferuar të Paris Saint-Germain në Ligue 1.
Sipas raporteve, Unitedi po shqyrton mundësinë e arkëtimit të parave nga Pogba, pasi është gati ta lejoj atë të bashkohet me PSG-në.
Francezi ka vetëm një vit nga kontrata e tij aktuale dhe me klubin që heziton ta humbasë atë për herë të dytë falas, një ndarje këtë verë për 50 milionë euro është shumë e mundshme.
Sipas Daily Mail, Unitedi është duke duke shqyrtuar nëse do të shesin 28-vjeçarin këtë verë, me interesin e PSG-së duke i vënë ato “nën presion”.
Padyshim, një talent si Pogba nënkupton që ai ia vlen të ruhet. Por, duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale, ky është një rast kur duhet të shitet tani ose të lejohet të largohet falas në verën e 2022.
Duke qenë kështu, Express Sport ka hedhur një vështrim në lidhje me zëvendësuesit e mundshëm të Pogbas, teksa ka etiketuar katër lojtarë si pasues të mundshëm të francezit.
Jack Grealish (Aston Villa)
Unitedi dhe Ole Gunnar Solskjaer në veçanti – janë gjithashtu admirues të mëdhenj të reprezentuesit anglez, ashtu sikurse rivalët e Manchester Cityt.
Solskjaer dëshironte që Glazers të paguanin 75 milionë funte për 25-vjeçarin vitin e kaluar, por iu tha se ai ishte thjesht shumë i shtrenjtë.
Por, këtë verë, me Unitedin që admiron Grealish për lidershipin, kreativitetin dhe kërcënimin e tij sulmues, është e mundur që ata të zgjedhin të rivalizojnë fqinjët e tyre kur bëhet fjalë për nënshkrimit të tij.
Eduardo Camavinga (Rennes)
Gjatë javëve të fundit, United ka qenë i lidhur fortë me adoleshentin e Rennes, Camavinga, i cili tashmë ka kaluar dy vjet në ekipin e parë francez, pavarësisht se është 18 vjeç, dhe gjithashtu ka bërë tre paraqitje për kombëtaren.
United e ka ndjekur gjerësisht lojtarin dhe madje ka zgjedhur të nënshkruajë me Hannibal Mejbri para Camavingas në verën e vitit 2019.
Megjithatë, ekziston një problem. Disa drejtues brenda Djajve të Kuq besojnë se ai do të preferonte një lëvizje në Real Madrid ose PSG dhe nuk duan të nënshkruajnë një lojtar që nuk dëshiron të jetë plotësisht në Old Trafford.
Saul Niguez (Atletico Madrid)
Ditët e Saul Niguez në Atletico Madridi duket se janë të numëruara, pasi ata duan ta heqin spanjollin nga fatura e pagave ndërsa kërkojnë të ekuilibrojnë librat financiar pas pandemisë.
Siç qëndrojnë gjërat, Liverpooli dhe Barcelona kanë qenë dy klubet më të lidhura me një lëvizje për mesfushorin, por kishte pretendime në fillim të javës se Unitedi ishte gjithashtu pjesë e garës dhe agjenti i lojtarit tashmë ishte në ‘negociata të avancuara’.
Saul u refuzua nga Unitedi në vitin 2014, por klubi e kuptoi se ata ishin gabim. Si pasojë, është e mundur që ata do të kërkojnë ta sjellin atë si një zëvendësues të mundshëm të Pogbas.
Declan Rice (West Ham United)
Ndërsa Declan Rice nuk do të ishte domosdoshmërisht një zëvendësues i drejtpërdrejtë i Pogbas, ai është ende nën shqyrtim nga Unitedi.
Ata e dinë që West Ham do të jetë ekipi i vështirë për të negociuar për anglezin, të cilin ata besojnë se ia vlen rreth 100 milionë funte.
Megjithatë, United mund të tundohet të provojë, veçanërisht nëse ata fitojnë 50 milionë euro nga shitja e Pogbas.
Rice admirohet nga John Murtough dhe Darren Fletcher.
Por, Djajtë e Kuq do të përballen me konkurrencën nga Chelsea kur bëhet fjalë për ta transferuar atë, pasi Thomas Tuchel është një admirues i madh i mesfushorit.
/Telegrafi/