Në Nyon u hodhën sot shorti për çiftet çerekfinale dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Shorti tashmë bëri bashkë dy favoritët kryesorë Manchester City dhe Bayern Munichun dhe gjigantët Real Madrid dhe Chelsea në çerekfinale.
Këto dy çifte u bashkuan edhe në gjysmëfinale, që do të thotë se një nga katër klubet e mbetura, pra Interi, Benfica, Milani dhe Napoli do të përfundojë në gjysmëfinale, pastaj edhe finale.
Çiftet e çerekfinales
Manchester City – Bayern Munich
Real Madrid – Chelsea
Inter – Benfica
Milan – Napoli
Çiftet gjysmëfinale
Milan/Napoli – Inter/Benfica
Real/Chelsea – Manchester City/Bayern
Çfarë thonë bastet?
Menjëherë pas shortit, fjalën e tyre e kanë thënë edhe bastet, të cilët kanë rregulluar shanset për fitimin e Ligës së Kampionëve në krahasim me periudhën para shortit.
Sa i përket mundësive për të fituar titullin, një gjë ka mbetur e pandryshuar – Manchester City është ende favorit.
Skuadra e Pep Guardiolës kishte 35% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve para shortit, ndërsa tani ka 29%.
Favoriti i dytë është Napoli, shanset e të cilit janë rritur nga 11% në 23%.
I treti është Bayern, i cili ka rënë nga 25% e rasteve në 19%. Real Madridi është i katërti, dhe shanset e tij ranë nga 13% në 10%.
Shanset e Benficas janë dyfishuar, kështu që ata tani kanë një shans 6% për të fituar, Chelsea ra nga 8% në 6%, dhe Inter dhe Milan u rritën nga 3% në 5% dhe 4%, respektivisht. /Telegrafi/