Manchester City fitoi në ndeshjen e dytë ndaj Tottenhamit me rezultat 4-3, por pasi Spurs fituan ndeshjen e parë me rezultat 1-0, skuadra e Mauricio Pochettinos u kualifikua në gjysmëfinale.
Golat për ekipin e Pep Guardiolas i shënuan Raheem Sterling (4′, 21′), Bernardo Silva (11′) dhe Sergio Aguero (59′), ndërsa për Spurs shënuan Heung-Min Son (7′, 10′) dhe Fernando Llorente (73′).
Më i miri në këtë ndeshje ishte Aguero, me notë të lartë u vlerësuan edhe Kevin De Bruyne, Silva dhe Sterling. Por, ai që dëshpëroi ishte Aymeric Laporte.
Te Spurs më miri ishte Min Son, por edhe Christian Eriksenn, Kieran Trippier dhe Llorente.
Toby Alderweireld dhe Moussa Sissoko nuk ishin në nivelin e tyre më të mirë, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Man City:
Tottenham:
/Telegrafi/