Telegrafi

Macron paralajmëron aleatët të mos jenë “frikacakë”

Presidenti francez u ka kërkuar aleatëve të Kievit që të reagojnë dhe të tregojnë “guxim”, disa ditë pasi ai u përball me reagime për diskutimin e hapur të dërgimit të trupave në Ukrainë, shkruan Sky News.

“Ne sigurisht po i afrohemi një momenti në Evropën tonë ku do të ishte e përshtatshme të mos jesh frikacak”, u tha Emmanuel Macron emigrantëve francezë që jetojnë në Pragë, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Franca dhe Republika Çeke ishin “të vetëdijshme se lufta është kthyer në tokën tonë [në Evropë], se disa fuqi që janë bërë të pandalshme po zgjerojnë çdo ditë kërcënimin e tyre për të na sulmuar edhe më shumë dhe se ne do të duhet të jetojmë me historinë dhe guximin që kërkohet”.

Lexo po ashtu Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar kundër dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë do të thotë kjo. Macron u përball me kritika nga disa aleatë pasi sugjeroi se trupat perëndimore mund të dërgoheshin në Ukrainë gjatë një konference muajin e kaluar.

Zyrtarët francezë më vonë thanë se presidenti kishte për qëllim të nxiste debatin dhe se idetë përfshinin trupa jo luftarake në role të tilla si çminimi, mbrojtja e kufirit ose trajnimi i forcave ukrainase. /Telegrafi/