Site icon Telegrafi

Macron i kërkon Putinit të përfundon pushtimin në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe i ka dhënë atij një shpjegim “shterrues” të arsyeve të veprimeve në Ukrainë.

Macron kërkoi thirrjen dhe ata ranë dakord të qëndronin në kontakt, thotë Kremlini.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë

Në Francë, Pallati Elysee thotë se Macron foli fillimisht me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton bbc.

Më pas ai foli me presidentin rus dhe kërkoi përfundimin e operacioneve ushtarake dhe paralajmëroi për sanksione masive.

Presidenti francez është përpjekur të shmangë një pushtim rus në javët e fundit, duke përfshirë edhe mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin. /Telegrafi/

Exit mobile version