Site icon Telegrafi

Macron akuzon Rusinë për krime lufte gjatë vizitës së tij në Irpin

Gjatë një vizite në Iripin në veri të Kievit, presidenti francez Emmanuel Macron tha se janë kryer krime lufte dhe masakra.

Macron theksoi se Ukraina duhet të fitojë në këtë konflikt kundër Rusisë, dhe të jetë në gjendje t’i rezistojë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Franca dëshiron fitoren e Ukrainës që rifiton të gjithë territorin – përfshirë Krimenë

Macron po qëndron në Ukrainë së bashku me dy liderë tjerë evropianë, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian Mario Draghi.

Që të tre liderët prej fillimit të pushtimit rus janë kritikuar ashpër nga Kievi, për mos dërgimin e armëve të sofistikuara të kalibrit të rëndë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version