Telegrafi

Lyon e nxjerr në shitje mesfushorin Aouar, skuadrat e mëdha pas tij

Olympique Lyon ka vendosur që ta shes njërin nga futbollistët e saj më të mirë, mesfushorin Houssem Aouar.

Talenti i madh francez ka shkëlqyer vitet e fundit te Lyon dhe ka zgjuar interesimin e ekipeve të mëdha.

Dëshira e lojtarit është që të bëjë një hap para në karrierë për të kaluar në ndonjë skuadër më të madhe evropiane.

E duket se këtë dëshirë do t’ia plotësojë Lyoni, që ka vendosur ta nxjerr në shitje gjatë afatit kalimtar veror.

Gjiganti francez i ka caktuar edhe çmimin e largimit yllit të tyre, pasi për ta lënë të lirë kërkon 60 milionë euro.

Manchester City, Liverpool, Arsenal, Juventus, Paris Saint Germain dhe Real Madrid janë skuadrat që duan shërbimet e tij.

22-vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë, ndërsa tani pritet të shihet se cila skuadër do t’i përmbushë kërkesat financiare të Lyonit.

Aouar këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje me Lyonin ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/