Telegrafi

Lushtaku akuzon ish-qeverinë Kurti për lidhje me BIA-n serbe, ka një pyetje edhe për kryeministrin Hoti

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në seancën e Kuvendit ka akuzuar ish-qeverinë Kurti për lidhje siç ka thënë ai misterioze me BIA-n serbe.

Lushtaku ka drejtuar pyetje drejt ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi.

“Sa i ka kushtuar Haki Abazit blerja e postit të zëvendëskryeministrit nga Albin Kurti? Me cilat para e bleu këtë post? Po ashtu kërkoj nga Prokuroria që ta thërret si dëshmitar presidentin Hashim Thaçi për takimin e Haki Abazit me zyrtarë të BIA-s në Kopaonik. Haki Abazi së bashku me Luan Dalipin shef i kabinetit të Kurtit, kanë pasur takim me Dejan Peviqeviq që është përfaqësues i kabinetit të Marko Gjuriq”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka thënë se marrja e 1 mijë testeve për coronavirus nga Serbia po shihet që nuk ka qenë si rezultat i një kujdesi të veçantë por se çdo gjë ishte e koordinuar.

Lushtaku po ashtu pati një pyetje për kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me zëvendësin e tij Goran Rakiq.

“Kryeministër Hoti a është e vërtetë që Goran Rakiq ka larguar flamurin shtetëror në takimet me ambasadorët nëse po kërkoj menjëherë shkarkimin e tij”, tha Lushtaku. /Telegrafi/