Site icon Telegrafi

Lukaku u kërkon drejtuesve të Interit ta rikthejnë

Romelu Lukaku thuhet se u ka kërkuar drejtorëve të Interit të kthehet në klub dhe është gati të shkurtojë pagën e tij për të veshur sërish fanellën e Nerazzurrëve.

Sulmuesi belg u përpoq të kthehej te Chelsea verën e kaluar dhe përfundimisht përfundoi një transferim prej 115 milionë euro në Stamford Bridge.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priste 28-vjeçari belg pasi ka shënuar vetëm 12 gola në 34 paraqitje me Blutë e Londrës.

Lexo po ashtu Tuchel: Lukakut nuk i pëlqen situata në të cilën gjendet

Sipas gazetës Tuttosport, Lukaku është në kontakt me drejtorët e Interit, Piero Ausilio dhe Beppe Marotta dhe u ka kërkuar atyre që të kthehen në klub.

28-vjeçari po jep sugjerime edhe në rrjetet sociale dhe ka pëlqyer foton e ndejës së organizuar nga ekipi në Pinetina disa javë më parë.

 

Drejtorët e Interit dhe presidenti Steven Zhang janë të vetëdijshëm se Lukaku dëshiron të kthehet dhe është gati të ulë pagën me gati 50 për qind për të luajtur sërish për Nerazzurrët.

Megjithatë, kampionët e Serie A duhet të balancojnë librat financiar dhe mund të shohin më shumë yje të largohen gjatë verës, si Stefan de Vrij dhe Lautaro Martinez.

Lexo po ashtu Interi është i interesuar për huazimin e Lukakut

Lukaku nuk është në marrëdhënie të mira me trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel, por edhe nëse trajneri gjerman largohet në verë, çdo pronar i ri potencial i Bluve nuk do ta shesë Lukakun me çmim të lirë pas transferimit të tij prej 115 milionë euro vetëm një vit më parë.

Kjo do të thotë se sulmuesi do të kthehej në Inter vetëm në formë huazimi, por klubi do të përballej me të njëjtat çështje ekonomike në fund të sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version