Site icon Telegrafi

Lukaku do të injorojë paralajmërimin që i është bërë nga Pochettino

Romelu Lukaku supozohet të kthehet në stërvitjet e Chelseat këtë të mërkurë e tutje, por belgu nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, raporton Matt Law.

Ai thuhet se po pret që Interi të bëjë disa përparime në ofertën e tyre që ai të jetë në gjendje të sigurojë një lëvizje në skuadrën italiane.

Edhe nëse Chelsea nuk e pranon ofertën e përmirësuar të Interit, ai thuhet se do të qëndrojë larg Cobham për një kohë.

Lexo po ashtu Lukaku bën çmendurinë vetëm që t'i bashkohet Interit

Oferta e re e Interit pritet të jetë në rajonin 35 milionë eurove dhe me shtesa do të shkojë deri në 43 milionë euro. Kjo është ende më e ulët se çmimi i kërkuar i Chelseat prej 45 milionë eurosh.

Mauricio Pochettino e kishte bërë tashmë shumë të qartë se deri në datën 12 ose 13, nëse Lukaku është ende një lojtar i Chelseat, ai duhet ta takojë atë.

Duket sikur belgu është i vendosur të injorojë paralajmërimin e trajnerit të tij të ri në një përpjekje për të shtyrë largimin e tij nga Blutë. /Telegrafi/

Exit mobile version