Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka rënë dakord të largohet nga Manchester Unitedi për t’u transferuar te Interi.
Sipas mediumit britanik The Sun, Lukaku ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë prej 180 mijë funtesh apo 202 mijë eurosh në javë për t’u bashkuar me Interin.
Sulmuesi belg tani mund të largohet nga Manchester Unitedi, por klubi italian duhet të paguajë 75 milionë funte apo 85 milionë euro për të.
Lukaku ka humbur vendin e tij të titullarit në Old Trafford nën menaxherin Ole Gunnar Solskjaer dhe një largim është i pashmangshëm.
26-vjeçari ka arritur një marrëveshje në parim me Interin që do të hyjë në fuqi kur të arrihet edhe marrëveshja midis klubeve.
Paga prej 9 milionë funteve në vit është e njëjta nga ajo që mund të merrte nëse do të qëndronte te Unitedi sezonin e ardhshëm.
Belgu kishte pagë prej 225 mijë në javë, por ajo do të ulej për 45 mijë euro në javë pas dështimit të Unitedit të kualifikohej për Ligën e Kampionëve në sezonit e ri. /Telegrafi/