Agjenti i Romelu Lukakut, Sebastien Ledure, i ka mohuar thashethemet se belgu është në bisedime me Milanin.
Burime të ndryshme në mediat italiane kanë spekuluar se Rossonerët i kanë nisur bisedimet me përfaqësuesin e sulmuesit të Interit për një transferim potencial këtë verë.
Megjithatë, Ledure i ka thënë Fabrizio Romanos se nuk ka biseduar me Milanin, mirëpo duhet theksuar se pronarët e kuqezinjve janë në marrëdhënie të mira me agjencinë e belgut, Roc Nation.
Lukaku dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë, duke qenë se tashmë e ka refuzuar transferimin në Arabinë Saudite.
29-vjeçari do të kthehet te Chelsea pas 30 qershorit kur edhe përfundon huazimi te Interi, por Nerazzurrët i kanë gjërat në dorë nëse duan ta mbajnë sulmuesin. /Telegrafi/