Site icon Telegrafi

Lukaku gjithnjë e më afër largimit nga Interi, Zapata ose Dzeko e zëvendësojnë belgun

Romelu Lukaku është gjithnjë e më pranë largimit nga Interi dhe e ardhmja e tij do të jetë sërish në Ligën Premier.

Sulmuesi belg do të bëj rikthim në Stamford Bridges, me Chelsean që pritet të paguajë rreth 130 milionë euro për transferimin e tij.

E duke parë dëshirën e belgut për tu larguar, Interi tanimë ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Drejtuesit e Neroazzurëve kanë nisur kontaktet e para me lojtarët si Duvan Zapata dhe Edin Dzeko.

Sky Spors ka raportuar se njëri mes Zapatas dhe Dzekos do të jetë zëvendësuesi i belgut në ‘Giuzeppe Meazza’.

Kolumbiani pëlqehet më shumë, por çmimi i tij është mbi 40 milionë euro.

E në anën tjetër sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko duke marrë parasysh se ndodhet në fundin e kontratës mund të transferohet për 15 milionë.

Sapo të zyrtarizohet Lukaku te Chelsea, Neroazzurët do të tentojnë që sa më shpejtë ta kompletojnë transferimin e njërit mes Zapatas ose Dzekos. /Telegrafi/

 

Exit mobile version