Telegrafi

Lukaku dhe Moses, kërkesat e Contes për Interin

Interi shpreson t’i bëjë dhuratë trajnerit të ardhshëm, Antonio Contes, anësorin e Chelseat, Viktor Moses dhe sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku.

Sipas Sky Sports, të dy lojtarët janë në listën e dëshirave të Contes, me italianin që ka punuar me Mosesin te Chelsea dhe u përpoq të nënshkruajë me Lukakun para se të vendoste të bashkohej me Unitedin më 2017.

Megjithatë, një marrëveshje për Mosesin mund të komplikohej nga nigeriani që u angazhua për një huazim 18-mujor te Fenerbahce në janar.

Prandaj, Interi do të duhet të negociojë lirimin e tij me klubin e njohur turk.

Lukaku, ndërkohë, ka qenë prej kohësh i lidhur me zëvendësimin e Mauro Icardit si numri nëntë i ardhshëm i Interit.

26-vjeçari nuk ka bërë asnjë sekret të dëshirës së tij për të luajtur në Itali një ditë.

Gazzetta dello Sport pretendon se Nerazzurrët tashmë i kanë ofruar Unitedit 30 milionë euro dhe shërbimet e Ivan Perisicit, të cilin Djajtë e Kuq ‘po e konsiderojnë’. /Telegrafi/