Site icon Telegrafi

Lukaku dhe Chelsea i vendosin ultimatum Juventusit

Pas komentit të tij ndaj një tifozi të Interit dje se një lëvizje te Juventusi ka të ngjarë të mos ‘ndodhë’, raportet sugjerojnë se Romelu Lukaku dhe Chelsea kanë vendosur një afat për Bianconerët.

Sulmuesi e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Interi dhe dukej se ishte në prag për ta bërë atë një lëvizje të përhershme kur papritur gjithçka u rrëzua mes thashethemeve se ai po fliste me rivalët e tyre të përhershëm të Serie A, Juven.

Vetë belgu u kap në video duke i thënë një tifozi të Interit “Unë nuk mendoj se do të ndodhë një marrëveshje”, por Corriere dello Sport mbetet e bindur se Juve është i vetmi klub në mendjen e tij.

Lexo po ashtu Tifozi i Interit i kërkon Lukakut të mos thotë "forca Juve", belgu i përgjigjet "nuk do të ndodhë marrëveshja"

Sipas gazetës Corriere della Sera, kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe shoqëruesit e Lukakut i kanë vendosur Bianconerëve një afat për të zgjidhur një marrëveshje ose ai do të kërkojë transferimin diku tjetër.

Ky afat besohet të jetë fundi i kësaj jave apo më saktësisht deri të dielën më 6 gusht.

Për të marrë 40 milionë euro për të blerë Lukakun nga Chelsea, ata do të duhet të shesin Dusan Vlahovic për 80 milionë euro dhe aktualisht nuk ka blerës për serbin. /Telegrafi/

Exit mobile version