Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili e fitoi Topin e Artë sezonin e kaluar, tha për Lionel Messin se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë të të gjitha kohërave.
Kur ia dorëzoi çmimin mësohet si Modric i tha Messit: “Urime, ju e meritoni”.
Mesfushori kroat foli në tapetin e kuq për të analizuar gjithçka që ndodhi duke e uruar edhe fituesin.
“Messi është mbresëlënës, një nga më të mirët e të gjitha kohërave , urime për gjithçka që ka bërë, ju duhet ta përgëzoni”.
Gjesti i shkuarjes në Paris: “Nëse mund të jetë një traditë e mirë që fituesi i fundit i trofeut ia jep tjetrit… Unë jam këtu sepse futbolli ka të bëjë me respektin, kjo është arsyeja pse erdha këtu, për t’ia uruar dhe çmimin”.
Yes, again. #GOATisCuler pic.twitter.com/RlyNqKURpN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 2, 2019
Rreth Real Madridit: “Ne jemi mirë, shumë më mirë, duke marrë një ritëm të mirë. Jemi një ekip kompakt, atë që të gjithë duan të shohin nga ne. Ne luftojmë për njëri-tjetrin, tregojmë futboll të mirë dhe ndjekim rezultatet”. /Telegrafi/