Debatet e ashpra ndërmjet Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit janë të vazhdueshme që nga fillimi i edicionit të dytë të Big Brother Albania.
Ndërkohë që këngëtari nuk i ka raportet e duhura me Kiara Titon , ka thënë se fillimisht ka zgjedhur që ta fitojë spektaklin televiziv dhe pastaj kur të dalin jashtë do të sqarohet me moderatoren nëse ajo do.
“Po zgjedh, po e fitoj Big Brotherin. Kiara, takohemi jashtë sa të del dhe vazhdojmë ku e lamë. Në dashtë, mos dashtë…”, ka bërë me duar Luizi.
“Të dyja nuk i bëj dot. I bëra këto 67 ditë…”, ka vazhduar ai, ndërsa Olta i ka ndërhyrë duke i thënë: “Po heq dorë nga Kiara?”.
Kjo e ka nervozuar Ejllin, i cili ka reaguar me fjalë të pakëndshme kundrejt aktores.
Ndërsa në një bashkëbisedim tjetër, ai e ka quajtur Oltën të ligë, pasi kjo e fundit i ka thënë se e ka përdorur Ermiona Lekbellon kundër saj dhe për këtë është skualifikuar.
Olta: E përdore për lojën tënde kundër meje.
Luizi: Je shumë e ligë.
Olta: Ti e di që ke gisht në këtë.
Luizi: Je shumë e ligë.
/Telegrafi/