Olta Gixhari së fundmi ka bërë një diskutim me banoren tjetër të Big Brother VIP Albania, Kiara Titon, ku në këtë mes është i përfshirë edhe Luiz Ejlli.
Aktorja e njohur ka theksuar se nuk i pëlqen fakti që prezantuesja vazhdon akoma të shoqërohet me Luizin.
Asaj i pengon që pas gjithë mashtrimit që bëri këngëtari dhe pasi ka ofenduar të tjerët në shtëpi, Tito rri akoma me të.
E me tjerash, ku sipas Oltës, Kiara e ka bërë me dije se ia ka vënë vizën Ejllit.
“Mos përdor kunja”, i tha Kiara, Oltës.
Ndërkohë, Gixhari tha se i bëri përshtypje, që ajo ia uroi ditëlindjen njeriut të saj më të shtrenjtë me Luizin.
Kiara tutje tha se nuk merr më asgjë serioze në këtë shtëpi, sepse dita ditës është duke u befasuar nga të gjithë.
Luizi nga ana tjetër ka shprehur hapur një pëlqim për Kiarën, teksa çdo ditë po bën veprime të ndryshme për të. /Telegrafi/