Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, shpesh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka përmendur artistë të skenës shqiptare.
Ai ka treguar preferencat e tij, teksa kur iu janë lëshuar këngët, ka dhënë mendime edhe për këngëtarët në fjalë.
Artisti shkodran së fundmi ka folur për Noizyn duke thënë se është shumë djalë i mirë dhe në fund i kërkoi një bashkëpunim.
“Me shumë gjasa Noizy do të thotë, e dua fort Luizin”, tha ai fillimisht.
“Po ta bëj një këngë me Noizyn, çfarë mendoni ju? Unë? O Gels ta bëjmë një këngë, ta hëngsha zemrën edhe do të bëhet klipi në makinë kabrio, vetëm duke ecur dhe këndojmë për qejf vetëm unë dhe ky”, shtoi mes tjerash Ejlli.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) nga ana tjetër ka shprehur pëlqimin dhe mbështetjen për Luizin, gjersa ka ndarë video të tij duke kërcyer në rrjete sociale me “Jena mbretër 2”.
Përkundër se i takojnë zhanreve muzikore të ndryshme, një kombinim i tillë do të ishte tejet interesant. /Telegrafi/