Telegrafi

Luiz Ejlli përlotet pas largimit të Oltës: Me kë ta bëj luftën tani?

Olta Gixhari vendosi që të largohet përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo këtë kohë ka qenë në një gjendje të rëndë emocionale, duke shtuar se malli për djalin e shtyu që ta merrte këtë vendim.

“Jam djegur nga malli për të dhe në këtë moment nuk ka finale në botë që të më bëjë të ndryshoj mendje”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Facebook

Konkurrentët ndërkohë e përjetuan rëndë vendimin e saj, të cilët menjëherë filluan të qanin.

Lexo po ashtu Olta Gixhari vendos të largohet nga Big Brother VIP Albania

E më së shumti është ndjerë keq artisti shkodran, Luiz Ejlli, i cili përkundër se e kishte rivale, u mërzit nga dalja e artistes.

Ai shpërtheu në lot edhe kur u pyet nga Arbana, gjersa theksoi: “Me kë ta bëj luftën tani? Kur iku Kiara më iku njëri krah, tani s’ka”.

Olta duhet theksuar se ka bërë plot 100 ditë brenda dhe gjatë kësaj kohe ka dhuruar momente të shumta.

Përkundër se është kritikuar shpesh nga publiku, ajo ka qenë ndër lojtaret më të forta brenda. /Telegrafi/