Site icon Telegrafi

Luiz Ejlli i hidhet në krevat Kiarës në BBVA, ajo i drejtohet: Mos guxo

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy prej personazheve më të komentuar të momentit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Dyshja të cilët kanë javë që flirtojnë me njëri-tjetrin, kanë krijuar një raport i cili nga jashtë ndiqet me interes të lartë nga shikuesit e programit.

Të enjten, këngëtari shkodran ka shkuar te krevati i moderatores dhe i është hedhur sipër, teksa kjo e fundit fillimisht i është drejtuar me fjalët “Mos”.

Lexo po ashtu Kiara i jep zemër, Luizi hidhet në pishinë për të gjatës festës së ditëlindjes në BBVA

“Pse kur e bën Ronaldo je krejt e qeshur, kur e bëj unë më thua ‘Mos guxo’”, e ka pyetur Luizimes të qeshurash Kiarën.

Ndërkohë që kjo e fundit ka filluar gjithashtu të qeshë me veprimet e tij.

Lexo po ashtu "Nuk lejohet në shtetin tuaj", Big Brother VIP Albania ndalon shqiptarët e Kosovës të shohin videot e tyre në YouTube?

Luizi përndryshe mbetet një prej banorëve më të pëlqyer të publikut të BBVA, i cili këtë javë është i nominuarsë bashku me: Oltën, Efin, Ronaldon dhe Kristin – njëri prej tyre largohet të shtunën nga shtëpia. /Telegrafi/

Exit mobile version