Site icon Telegrafi

Luis Figo ka vetëm një pendim në karrierën e tij dhe nuk është transferimi i tij nga Barcelona te Real Madridi

Sot bëhen saktësisht 24 vjet që kur Luis Figo bëri një nga lëvizjet më tronditëse në historinë e futbollit, duke e zëvendësuar fanellën e Barcelonës me atë të rivalëve të tyre të mëdhenj, Real Madridit.

Legjenda portugeze u përball me reagime të forta nga tifozët katalunas, duke përfshirë një incident famëkeq ku një kokë derri u hodh drejt tij.

Megjithatë, vite më vonë, në një dokumentar të Netflix, Luis këmbënguli se bashkimi me Real Madridin ishte ‘vendimi 100% i duhur’.

Por, ai ka një keqardhje që nuk lidhet me transferimin e tij tronditës.

E vetmja keqardhje apo pendesë që Figo ka në karrierën e tij është se nuk ka pasur mundësi të luajë përkrah Steven Gerrard në Real Madrid.

Një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpoolit ishte i lidhur me të vërtetë me një lëvizje në Bernabeu në fillim të viteve 2000, por zgjodhi të vazhdonte të vishte fanellën e Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version