Federico Chiesa ndoshta ka luajtur edicionin e fundit me Fiorentinën, pasi ka rrëmbyer vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Skuadra italiane është në dijeni se shumë klube e duan transferimin e sulmuesit, derisa edhe lojtari dëshiron të provojë një aventurë të re.
La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi, Interi, Manchester United dhe Chelsea janë në garë për të transferuar 22-vjeçarin.
Chiesa do të ketë katër vendimet vështira për të bërë, mirëpo thuhet se ai do të pëlqente kalimin te Zonja e Vjetër.
Sulmuesi nuk e preferon largimin nga Serie A, pasi aty është ambientuar shumë mirë dhe do të refuzonte kalimin në Angli.
Oferta për të nuk mungojnë as nga La Liga, mirëpo qëllimi i tij është që të kalojë te Juventusi dhe të fitojë trofe. /Telegrafi/