Site icon Telegrafi

‘Luftë’ e ashpër për shërbimet e Bellinghamit, por kush po i prinë garës

Real Madridi do të përpiqet të mposhtë klubet më të mira të Ligës Premier për të nënshkruar me Jude Bellingham këtë verë, me zyrtarët e Borussia Dortmundit pesimistë se mund të mbajnë mesfushorin anglez.

Skuadra e Bundesligës planifikon t’i ofrojë lojtarit një marrëveshje të përmirësuar në muajt e ardhshëm, pavarësisht se kontrata e tij është valide deri në qershor të vitit 2025.

19-vjeçari e ka vendosur veten si një nga mesfushorët më të mirë të Evropës dhe nuk do të mungojnë ofertat në fund të sezonit.

Manchester United ka një interes të gjatë për Bellinghamin që nga koha e tij në Birmingham, ndërsa Chelsea dhe Liverpool po ndjekin zhvillimet.

Madridi është në proces të rindërtimit të mesfushës së tyre pas largimit të Casemiros te Manchester United verën e kaluar, ndërsa Toni Kroos, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, në janar mbush 33 vjeç. Luka Modric është 37 vjeç dhe, megjithëse nuk tregon shenja të ngadalësimit, Reali duhet të planifikojë për të ardhmen.

Kampionët spanjollë dhe evropianë kanë nënshkruar me dyshen franceze Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, dhe Fede Valverde po zhvillohet në një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ata e shohin Bellinghamin si një objektiv të vlefshëm pasi ai mund të luajë në një sërë rolesh.

Nëse Bellingham largohet verën e ardhshme, ai do të ketë një çmim të lartë pasi Sportsmail kupton se nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version