Vetëm dy lojtarë kanë pësuar rënie më të madhe të vlerës së tyre në treg, se sa Jadon Sancho në dy vitet e fundit.
Sancho u largua nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2021, për të kaluar në Angli tek Manchester United, në një marrëveshje që raportohet se u mbyll për 73 milionë euro.
Pas ardhjes së tij në “Old Trafford” pati shumë pritshmëri tek anglezi, por ai dështoi që të dëshmojë kualitetin e tij dhe nuk ishte as afër shifrave që kishte arritur, gjatë kohës sa luante në Gjermani.
Këtë sezon, Sancho u përjashtua nga ekipi i parë pas një ‘përleshje’ publike me teknikun holandez Erik Ten Hag.
Reprezentuesi anglez u rikthye përsëri tek Dortmundi në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Që nga janari i vitit 2022, vlera e Sanchos në treg ka pësuar nëj goditje të madhe për shkak të vështirësive të tij në Mançester.
Sipas Football Transfers, vlera e Sanchos në treg ka rënë për 55 milionë euro.
Në listën prej dhjetë lojtarëve, 23-vjeçari renditet i treti, me Romelu Lukaku dhe Mason Greenwood që kanë zënë dy vendet e para.
Emra si Casemiro, Grealish, Alaba, Maguire, Depay, Courtois ishin gjithashtu pjesë e kësaj liste./Telegrafi/