Telegrafi

Liverpooli do t’i rihapë bisedimet me Mane pas raportimeve për interesimin e Bayernit dhe Barcës

(Foto: Instagram/sadiomaneofficiel)

Liverpooli planifikon t’i rihapë bisedimet për të ardhmen e Sadio Mane në fund të këtij sezoni.

Senegalezi është duke u kërkuar nga Bayern Munichu dhe Barcelona, prandaj Redsat duan të bisedojnë me sulmuesin.

Nga 1 korriku, Mane hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, ndërsa negociatat e deritanishme për vazhdimin e qëndrimin në Anfield nuk kanë sjellë akoma përfundim të suksesshëm.

(Foto: Instagram/sadiomaneofficiel)

Gjatë kësaj jave është raportuar se Bayerni e ka bërë 30-vjeçarin shënjestër kryesore, derisa Mundo Deportivo raportoi sot (e martë) se sulmuesi është një opsion serioz për Barcelonën.

Lexo po ashtu Mundo Deportivo: Dashuri e ndërsjellët mes Manes dhe Barcelonës - senegalezi pritet të zbarkojë në Camp Nou

Thuhet se vet lojtari pëlqen të luajë në La Liga dhe mund ta pranojë kalimin te Blaugranët në rast se nuk arrin marrëveshje me Liverpoolin. /Telegrafi/