Telegrafi

Liverpooli rivalizon klubet italiane për Chiesan

Liverpooli i është bashkuar garës për sulmuesin anësor të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Sipas mediumit La Nazione, Reds janë bashkuar me Interin dhe Juventusin në garën për sulmuesin e talentuar të Fiorentinas.

Dhe Reds po mendojnë seriozisht që të dërgojnë një ofertë në afatin kalimtar të janarit për reprezentues e Italisë.

Lexo po ashtu Juventusi kthen interesimin për Chiesan

Sidoqoftë do të mbetet akoma një pikëpyetje nëse 22-vjeçari është i përgatitur të transferohet në Anfield.

E gjithë kjo pasi tek ekipi i Jurgen Klopp ka konkurrencë të fortë në sulm, me Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Ndryshe, Chiesa është djali i ish-yllit të Italisë, Enrico Chiesa. /Telegrafi/