Liverpooli po vështron me vëmendje sulmuesin e talentuar të Chelseat, Kenedy, për afatin kalimtar veror.
Reds po përjetojnë një sezon të mirë, me arritjen në finale të Ligës së Kampionëve dhe vendin e tretë në Ligën Premier.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez dhe trajneri Jurgen Klopp nuk duan të ndalen dhe po mendojnë përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.
Sipas mediumit britanik The Evening Chronicle, Liverpooli është në garë për talentin brazilian të Chelseat, Kenedy.
Mesfushori me tipare sulmuese brazilian ka shkëlqyer duke kaluar gjysmën e dytë të sezonit në huazim tek anglezët e Newcastle.
Newcastle po shpreson ta mbajë atë në baza të përhershme, por përballet me një luftë për nënshkrimin e tij me interesin e madh që vjen nga vendet e para në renditje.
Liverpooli është një nga emrat e listuar të ekipeve, së bashku me Arsenalin, që gjithashtu i dëshiron shërbimet e tij.
Kenedy është vlerësuar me rreth 20 milionë funte apo rreth 23 milionë euro nga Chelsea. /Telegrafi/