Telegrafi

Liverpooli po shpreson të nënshkruajë me Ruben Neves gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar

Liverpooli është në kërkim të një mesfushori në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Gjiganti anglez e ka nisur keq sezonin e ri në Angli, ku në katër ndeshjet e para ka marrë vetëm një fitore.

The Reds kanë në listë mesfushorin portugez Ruben Neves, i cili ka shkëlqyer sezoneve të fundit me Wolverhampton Wanderers.

25-vjeçari i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit të Wolves se dëshiron ta bëj një hap para në karrierën e tij dhe se duhet të pranojnë një ofertë për të.

Përkundër se disa javë më parë Jurgen Klopp tha se nuk do të transferojnë mesfushor, lëndimet e Thiago Alcantaras dhe Naby Keitas kanë bërë që Liverpool të kërkojë afrimin e një mesfushori.

Trajneri gjerman e pëlqen shumë mesfushorin portugez dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij në verë.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Sipas mediave angleze, The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për afrimin e Neves.

Ndërkohë duhet theksuar se për lojtarin interesim ka shfaqur edhe rivali i Liverpoolit, Manchester United. /Telegrafi/