Luftë e madhe po zhvillohet mes Liverpoolit dhe Chelseat për firmën e Alex Oxlade Chamberlain.
Sky Sports raporton se vetëm pak orë pasi Chelsea kishte arritur një marrëeshje me Arsenalin dhe u mendua se është punë e kryer kalimi i tij te Blutë e Londrës, Oxlade Chamberlain ka vendosur të bllokojë këtë tentim.
Ai dëshiron të transferohet vetëm te Liverpooli dhe nuk dëshiron të dëgjojë për ndonjë opsion tjetër.
Liverpooli besohet se ka një marrëveshje me lojtarin dhe tash pritet të bëjë një ofertë për të te Arsenali
Një pikëpyetje e madhe është nëse Liverpooli do t’ia dalë të arrijë ofertën si të Chelseat për lojtarin, pasi Arsenali nuk dëshiron ta shesë për një shumë më të vogël dhe mund ta detyrojë lojtarin të merret vesh me Cheslean.
Chelsea në anën tjetër nuk është dorëzuar për lojtarin dhe Blutë po punojnë për një varg marrëveshjesh tjera. /Telegrafi/