Telegrafi

Liverpooli humbet miliona pas shitjes së Shaqirit nga Lyon te Chicago Fire

Klubi anglez, Liverpooli ka humbur miliona euro pas shitjes së Xherdan Shaqirit nga Lyoni te klubi nga Mayor League Soccer (MLS), Chicago Fire.

Ylli nga Kosova bëri bujë me transferimin e tij nga Liverpooli te Lyoni në verën e vitit 2022.

Megjithatë, pas më pak se gjashtë muajsh, 30-vjeçari e ka gjetur veten përsëri në lëvizje, këtë herë duke u transferuar në MLS me Chicago Fire në një marrëveshje rekord prej 5.9 milionë funtesh.

Lexo po ashtu Zyrtare: Xherdan Shaqiri, lojtar i Chicago Fire

Çuditërisht, kjo shifër është më shumë se sa ka paguar klubi francez për shërbimet e tij në gusht.

Skuadra e Ligue 1 bleu Shaqirin për një tarifë prej 5 milionë funtesh verën e kaluar, pasi Reds ranë dakord që një pjesë e konsiderueshme e transferimit të përbëhet nga bonuse.

Lexo po ashtu Intervista e parë e Shaqirit pas kalimit te Chicago Fire në MLS: Nuk e besoja që isha kaq i famshëm në SHBA

Sipas Daily Star, struktura e marrëveshjes nënkupton që Lyoni pagoi fillimisht 6 milionë euro me 5 milionë euro tjera bonuse – afër 50 për qind e tarifës fillestare –  bazuar në bonuset e lidhura me performancën.

Ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë përfshinin ato bonuse, fakti që Shaqiri bëri vetëm 16 paraqitje për skuadrën franceze, duke shënuar vetëm dy herë dhe duke asistuar në tre raste, thuhet që Reds kanë të ngjarë të mos fitojnë asnjë cent shtesë nga kjo lëvizje. /Telegrafi/