Një rinovim i kontratës për Matthijs de Ligt nuk garanton të ardhmen e tij te Juventusi pasi Liverpooli dhe Chelsea mbeten të interesuar për një transferim.
Mbrojtësi holandez 22-vjeçar ka në tavolinë një ofertë për rinovimin e kontratës, një zgjatje edhe për dy vite me të njëjtën pagë që merr aktualisht.
Synimi i Juventusit është të ulë kuotën e amortizimit në buxhetin e tyre dhe mundësisht të ulë edhe klauzolën e lirimit prej 125 milionë eurosh.
Sipas Calciomercato.com, edhe nëse De Ligt e vë në letër rinovimin e kontratës, nuk ka asnjë garanci se ai do të qëndrojë me Juventusin.
Dy klubet e mëdha angleze, Liverpooli dhe Chelsea janë të prirur për të nënshkruar me të, duke ushtruar presion mbi Bianconerët.
#Juve , #DeLigt può partire anche con il rinnovo: ci pensano #Chelsea e #Liverpool https://t.co/Mhi7qwV001 pic.twitter.com/2KZnk43Hil
— calciomercato.com (@cmdotcom) May 19, 2022
Për momentin, De Ligt është i lumtur në Torino dhe nuk po kërkon një largim, por kjo mund të ndryshojë në varësi të seriozitetit të interesit që vjen nga Liga Premier.
22-vjeçari De Ligt ka shënuar tre gola, ka dhënë një asistim dhe ka ndihmuar skuadrën të mbajë 11 herë portën e paprekur në 30 paraqitje në Serie A këtë sezon. /Telegrafi/