Telegrafi

Liverpooli i dha Kloppit katër opsione sulmi para marrëveshjes me Diogo Jota

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kishte katër opsione përpara se të nënshkruante me sulmuesin Diogo Jota nga Wolerhampton Wanderers.

Ish-sulmuesi i Wolves, Jota ka shënuar shtatë gola për Reds, përfshirë gjashtë në katër ndeshjet e tij të fundit, duke kulmuar me një het-trik ndaj Atalanta në Ligën e Kampionëve në fitoren 5-0.

Megjithatë, sulmuesi 23-vjeçar portugez nuk ishte zgjedhja e parë e Reds dhe trajneri Klopp kishte katër opsione për të nënshkruar.

Lexo po ashtu Jota ishte ‘Plani B’ për Liverpoolin, kampioni anglez kishte tjetër sulmues primarë para transferimit të portugezit

Sipas mediumit The Times, Timo Werner, Ismaila Sarr dhe Jonathan David ishin opsionet e tyre të tjera.

Werner u bashkua me Chelsea nga RB Leipzig, ndërsa çmimi i Watford për Sarr u konsiderua i lartë, kështu që pretendohet se nga katër u bënë dy, dhe duket se kampionët e Ligës Premier patën fat duke humbur Davidin.

Lexo po ashtu Jota ishte ‘Plani B’ për Liverpoolin, kampioni anglez kishte tjetër sulmues primarë para transferimit të portugezit

Reprezentuesi kanadez dëshironte të luante çdo javë dhe u bashkua me Lille, ku ishte e qartë një rrugë drejt ekipit të parë, nga klubi belg, Gent.

Sidoqoftë, ai nuk e ka parë të lehtë shkëlqimin me klubin e Ligue 1 dhe ende nuk ka shënuar në 12 paraqitje, ndërsa Jota po shkëlqen në Anfield. /Telegrafi/