Telegrafi

Liverpool 3-1 Arsenal, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Foto: Arsenal FC

Liverpooli ka fituar 3-1 kundër Arsenalit në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Golat për The Reds i shënuan, Sadio Mane, Andy Robertson dhe Diogo Jota, derisa për The Gunners realizator ishte Alexandre Lacazette.

Liverpooli ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.79, me Arsenalin që u vlerësua 6.28.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton derbin ndaj Arsenalit me rezultat bindës - Jota debuton me gol

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Sadio Mane që shënoi golin e parë, ndërsa u notua me 7.7.

Paraqitje të mirë për Arsenalin kishte Granit Xhaka që u vlerësua me 6.2.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte David Luiz që u vlerësua me 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: Who Scored)

 

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: Who Scored)

 

/Telegrafi/